Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMikja e Monika Lubonjës flet për gjendjen e aktores: Është më shumë...

Mikja e Monika Lubonjës flet për gjendjen e aktores: Është më shumë se e gjunjëzuar

Situata e krijuar pas shpërndarjes në rrjet të videove intime të personazheve publike është komentuar edhe nga aktorja Ema Andrea, e cila ka treguar se ka pasur kontakte me Monika Lubonjën.

Andrea tha se Lubonja po e përjeton rëndë situatën, duke theksuar se nuk dëshiron të zbulojë më shumë detaje për shkak të besimit që i është dhënë.

“Kam pasur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë t’i hedhësh gurë të tjerë sipër”, u shpreh Andrea.

Ajo bëri thirrje që situata të mos trajtohet në mënyrë bardh e zi, duke theksuar se personat e përfshirë duhet të kenë mundësinë të flasin publikisht dhe të japin versionin e tyre.

“Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Andrea.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT