Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmeTrepça nuk ndalet, vazhdon me Hasbrouck dhe afron Rron Dahsylen

Trepça nuk ndalet, vazhdon me Hasbrouck dhe afron Rron Dahsylen

Kampionët nuk kanë humbur kohë. Vetëm pak ditë pas festës së titullit të tretë radhazi, KB Trepça ka nisur menjëherë ndërtimin e skuadrës për edicionin 2026/27, duke zyrtarizuar dy lëvizje të rëndësishme në merkato.

Skuadra mitrovicase ka vazhduar kontratën me amerikaniin me përvojë, Kenny Hasbrouck, një nga liderët kryesorë të “Minatorëve” në sezonin e kaluar dhe basketbollist që dha kontribut të madh në rrugëtimin drejt titullit kampion.

39-vjeçari ishte një nga figurat më stabile të ekipit, duke sjellë eksperiencë dhe qetësi në momentet vendimtare.

Në anën tjetër, Trepça ka siguruar edhe përforcimin e parë vendor, pasi ka nënshkruar me talentin, Rron Dahsyla, i cili vjen nga KB Vëllaznimi.

21-vjeçari konsiderohet një nga basketbollistët më premtues vendorë dhe sezonin e kaluar u dallua me paraqitje solide në Superligë, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjakovare.

Sipas burimeve, këto nuk pritet të jenë lëvizjet e fundit të kampionëve aktualë, të cilët kanë nisur punën menjëherë pas përfundimit të sezonit dhe po synojnë të ndërtojnë edhe një skuadër më të fortë për mbrojtjen e titullit dhe garat ndërkombëtare. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT