Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Dubravë

Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Dubravë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 15:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT