Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeZelensky thotë se Ukraina ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësim në...

Zelensky thotë se Ukraina ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij ka përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ukraina prej kohësh po kërkon anëtarësimin në BE, duke e konsideruar këtë proces si një garanci për sigurinë e vendit dhe si një mundësi për të siguruar mbështetje më të madhe ushtarake në luftën kundër Rusisë, raporton “Sky News”.

Sipas Zelenskyt, janë duke u përgatitur katër “kapituj” të rinj për negociatat e anëtarësimit, ndërsa dy prej tyre tashmë kanë nisur.

“Gjithçka është bërë nga ana jonë për të siguruar një vendim pozitiv”, ka shkruar presidenti ukrainas në platformën X.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT