Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeTransportonte tre shtetas pakistanezë, kapet në flagrancë i dyshuari në Vërmicë

Transportonte tre shtetas pakistanezë, kapet në flagrancë i dyshuari në Vërmicë

Policia ka arrestuar një person në Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur  të martën, rreth orës 01:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit, transmeton Klankosova.tv.

Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT