26-vjeçari, Ermal Sherifi do të varroset sot në varrezat e fshatit Rubovc të Madh.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 17:00, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, tre persona janë ndaluar në lidhje me rastin tragjik në rrugën A, ku si pasojë e rënies së kranit vdiq 26-vjeçari dhe u lëndua edhe një punëtor tjetër.


