Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin ku u sekuestruan...

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin ku u sekuestruan mbi 9 mijë fishekë dhe shtatë armë në Prishtinë

Burimet e Sinjalit kanë mësuar identitetin e tre personave të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës dhe Doganës, gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh dhe mijëra fishekë që dyshohet se ishin futur ilegalisht nga Serbia.

Të arrestuarit janë:

Fejza Hasani, rreth 58-vjeçar

Ismet Jupolli, rreth 63-vjeçar

Artan Jupolli, rreth 33-vjeçar

Sipas burimeve, operacioni nisi në fshatin Mazgit, ku Dogana ndaloi një automjet Renault Megane të drejtuar nga Fejza Hasani. Në një bunker të improvizuar brenda veturës u zbuluan 2.550 fishekë të kalibrit 9 mm, për të cilët dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia.

Hetimet më pas u zgjeruan në Prishtinë, ku gjatë bastisjes së një banese dhe një depoje ndërtimore në pronësi të Ismet Jupollit, Policia gjeti edhe 7 armë zjarri, 6.369 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shurdhues për armë, karikatorë dhe mijëra euro para të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Fejza Hasani, Ismet Jupolli dhe Artan Jupolli janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT