Këtë të mërkurë është përuruar transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte kryeministri Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, transmeton Klankosova.tv.
Në fjalën e tij, ambasadori Dietz tha se falë këtyre investimeve po shpëtohen jetë njerëzish, për çka u shpreh mirënjohës.
“Luksemburgu veproi shpejt, dhe në gusht filluam renovimin. Renovimi ka përfunduar në nëntor, dhe mijëra pacientë janë trajtuar. Po shpëtohen jetë njerëzish, kjo është e rëndësishme”, tha Dietz.
Ai shtoi se Luksemburgu dëshiron të vazhdojë të investojë në mirëqenien shëndetësore, sidomos në fushën e kardiologjisë.
Ndërsa Kurti dhe Vitia u shprehen tejet falënderues për arritjet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.


