Dua Lipa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar në storiet e saj në Instagram disa fotografi me logon e UÇK-së, duke vendosur krahas tyre mesazhin “Liria ka emër”.
Në postimet e saj, ajo ka ndarë edhe të dhëna për viktimat e luftës në Kosovë, përfshirë numrin e të vrarëve dhe të masakruarve, si dhe personat e dëbuar nga Kosova gjatë vitit 1999.
Reagimi i artistes vjen në ditën kur Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët mund të ushtrojnë ankesë në procedurat e mëtejshme gjyqësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


