Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka reaguar me qetësi pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Botës.
Pas ndeshjes, tekniku italian zbuloi mesazhin që ua përcolli futbollistëve në dhomat e zhveshjes:
“U thashë lojtarëve të largohen me kokën lart sepse dhanë gjithçka. Ajo që është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë.”
Montella theksoi se pavarësisht zhgënjimit për eliminimin, ai është krenar për angazhimin dhe sakrificën që treguan futbollistët gjatë gjithë turneut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


