Ekipi i Klan Kosovës është penguar gjatë kryerjes së punës në terren, pas konferencës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Feim Tahirsylaj, këshilltar i ministrit në detyrë, Armend Muja, ia ka vështirësuar punën gazetares Sala Gashi, e cila ka insistuar në marrjen e përgjigjeve për çështje që ndërlidhen me rezultatet e analizave në produktet e qumështit.
Përveç që kanë refuzuar të deklarohen, gazetarja Gashi raporton se Tahirsylaj i është drejtuar me pyetje të papërshtatshme dhe ton kërcënues në prani të Ministrit Muja, raporton Klankosova.tv
“Klani, po të paguan me ba pyetje? Kush po ju paguan? Hiqmuni more ik”, ka qenë fjalët me të cilat Tahirsylaj i është drejtuar gazetares Gashi.
Klan Kosova dënon çdo tentim për të ndalur ose penguar punën e gazetarëve në terren. /Klankosova.tv


