Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjike: Gjendet pa shenja jete një 51-vjeçar në Bellanicë të Malishevës

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 51-vjeçar në Bellanicë të Malishevës

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 30 prill 2026, rreth orës 15:50, ndërsa viktima është një mashkull kosovar rreth 51 vjeç.

“Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar se një mashkull kosovar, rreth moshës 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë, Malishevë. Të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje po ashtu dhe personeli mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, ka konfirmuar për Sinjalin zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT