Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Austri, Hasani: Gruaja nga Kosova u vra me kaçavidë nga...

Tragjedia në Austri, Hasani: Gruaja nga Kosova u vra me kaçavidë nga ish-burri (VIDEO)

Një ngjarje tragjike që ndodhi pasditen e së dieles ka tronditur Austrinë.

Sipas mediave austriake, një grua nga Kosova Zoja Oroshi, u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Ky rast tejet i ndjeshëm u trajtua edhe sot në edicionin më të fundit të Programit të Mëngjesit në Klan Kosova, me Nexhmedin Hasanin, i cili është një historian i cili jeton dhe vepron në Austri.

Ai bëri të ditur se i dyshuari krimin e kreu me kaçavidë.

Hasani lidhur me rastin dha edhe detaje të tjera.

“Çifti në fjalë ka qenë i shkurorëzuar dhe ka qenë ish-bashkëshorti i saj i cili ka kryer aktin makabër. Nga ajo që e kemi deri më tani, autorit iu është gjetur edhe një armë e zjarrit në banesën e tij dhe shteti austriak ka marrë masat paraprake”, deklaroi Hasani.

Historiani theksoi se çifti i divorcuar kanë pasur së bashku katër fëmijë.

“Nuk dihen motivet apo problematikat që janë shfaqur në mes tyre. Sidoqoftë i tërë opinioni shqiptar në Austri ka mbetur i shokuar nga ky rast. Rasti ka sjellë edhe reagimin e autoriteteve austriake, konkretisht Ministres së Drejtësisë Anna Sporrer”, theksoi ai.

Lidhur me tragjedinë Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, i janë adresuar edhe pyetje Policisë dhe Prokurorisë austriake për të marrë detaje shtesë lidhur me rastin.

Krimi në Austri: Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se e vrau ish-burri

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT