Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Republikën Dominikane: Turistja italiane humb jetën në zjarrin që përfshiu...

Tragjedi në Republikën Dominikane: Turistja italiane humb jetën në zjarrin që përfshiu resortin luksoz

Një grua ka humbur jetën dhe gati 1.700 turistë janë evakuuar pasi një zjarr i madh përfshiu një resort luksoz bregdetar në Republikën Dominikane.

Zjarri shpërtheu të premten në resortin Viva Dominicus Beach by Wyndham në Bayahibe, në bregdetin juglindor të vendit.

Autoritetet njoftuan se viktima është Francesca Valentino, një turiste italiane 46-vjeçare.

Tre persona u dërguan në spital, ndërsa gjashtë të tjerë morën trajtim mjekësor në vendngjarje. Në mesin e tyre kishte mysafirë, vizitorë dhe pjesëtarë të ekipeve emergjente, raporton skynews – transmeton Sinjali.

Qindra turistë u zhvendosën në hotele dhe akomodime të tjera pranë zonës, ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale treguan shtëllunga të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi vijën bregdetare të Karaibeve, ndërsa flakët përfshinin pjesë të mëdha të resortit, përfshirë çatinë e tij prej kashte.

Qendra e Operacioneve Emergjente e Republikës Dominikane (COE) tha se gjetjet paraprake sugjerojnë se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe çative me gjethe palme, të cilat janë lehtësisht të djegshme.

Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, por hetimet për shkaqet e tij po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT