Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Maqedoni: Katër të vdekur pasi BMW përfshihet nga flakët pas...

Tragjedi në Maqedoni: Katër të vdekur pasi BMW përfshihet nga flakët pas përplasjes me kamion nga Kosova

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda saj nuk kanë arritur të shpëtojnë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri.

Si pasojë e goditjes, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës dhe është ndalur pranë anës së qarkores. Gjendja e shoferit të kamionit ende nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT