Trabzonspori është shumë pranë realizimit të një prej goditjeve më të bujshme të merkatos së verës, pasi raportohet se ka avancuar ndjeshëm në negociatat për transferimin e Mohamed Salahut.
Sipas raportimeve, klubi turk është në bisedime të avancuara me agjentin e yllit egjiptian dhe palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Si pasojë e këtij zhvillimi, Beşiktaşi ka vendosur të pezullojë zyrtarisht negociatat deri në një njoftim të ri, ndonëse më herët kishte arritur një marrëveshje verbale me kampin e lojtarit.
Oferta e Beşiktaşit parashikonte një kontratë 1+1-vjeçare, me pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus prej 2 milionë eurosh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


