Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeTop 10 skuadrat me mbrojtjen më të hekurt në Evropë- gjashtë janë...

Top 10 skuadrat me mbrojtjen më të hekurt në Evropë- gjashtë janë nga Serie A

Sezonet në top ligat evropiane të futbollit janë drejt fundit dhe skuadrat po luftojnë për t’i arritur objektivat e tyre.

Të gjithë thonë se në futboll mbrojtja ta fiton titullin dhe për Interin kjo gjë ka funskionuar, por duket se njësoj do të funskionojë edhe për PSG-në dhe Arsenalin që janë afër ta fitojnë titullin kampion.

SofaScore ka publikuar listën me 10 skuadrat që kanë mbajtur portën e paprekur më së shumti në top pesë ligat evropiane.

Arsenali, Como dhe Interi kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur nga 17 herë në 35 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Ndërkohë PSG është e katërta me 16 porta të paprekura në 31 ndeshje.

Nga 15 herë portën e paprekur e kanë mbajtur skuadrat si Lyon në Ligue 1 si dhe Roma, Lazio, Milan dhe Juventusi në Serie A. Top 10-shja mbyllet me gjigantin gjerman Borussia Dortmund që ka mbajtur 14 herë portën e paprekur.

Interesant është fakti se nga kjo top 10-she gjashtë skuadra janë italiane, duke treguar edhe njëherë se në Serie A i kushtohet shumë rëndësi repartit defensivë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT