Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ky është 67-vjeçari që dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të...

Ekskluzive | Ky është 67-vjeçari që dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj dy të miturave është raportuar në qendër të Prishtinës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Agim Mehmeti, 67-vjeçar, i cili po hetohet lidhur me veprimet e dyshuara ndaj dy vajzave të mitura.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mehmeti dyshohet se u është afruar nga pas dy të miturave, i ka ndjekur dhe ka kryer veprime të papërshtatshme fizike ndaj tyre.

Dy vajzat janë larguar nga i dyshuari dhe kanë kërkuar ndihmë nga zyrtarët policorë.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar në prani të avokatit. Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se ka kryer veprimet për të cilat dyshohet.

Në kuadër të hetimeve janë siguruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas informacioneve të Sinjalit, nga pamjet vërehet se i dyshuari u afrohet të miturave dhe i ndjek ato për një periudhë të shkurtër.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërsa me vendim të organeve kompetente, Mehmeti është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme.

Shënim: Sinjali nuk publikon identitetin e të miturave për shkak të mbrojtjes së privatësisë së tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT