Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe në Zonën Operative të Shalës ndizet “Zjarri i Lirisë”

Edhe në Zonën Operative të Shalës ndizet “Zjarri i Lirisë”

Në Zonën Operative të Shalës, ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas platformës “Liria ka emër”, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë veteranë, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë të kësaj zone, të cilët kanë përcjellë mesazhin se çlirimtarët nuk janë vetëm.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke theksuar bindjen e tyre se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe zhvillohej për liri.

Platforma “Liria ka emër” ka bërë të ditur se aktiviteti “Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra Zonë Operative në tjetrën, duke bashkuar bashkëluftëtarë dhe qytetarë rreth mesazheve për kujtesë, drejtësi, dinjitet dhe liri.

“Nga Shala, mesazhi është i qartë: qëndrojmë pranë bashkëluftëtarëve tanë. Qëndrojmë pranë çlirimtarëve. Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Marshojmë për liri. Çlirimtarët nuk janë vetëm.”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT