Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTonelata qumësht prishen për shkak të rrymës (VIDEO)

Tonelata qumësht prishen për shkak të rrymës (VIDEO)

Problemet me energjinë elektrike më të shpeshta janë nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës.

Fshati Lladroc është njëri prej tyre dhe banorët e këtij fshati periferik janë të zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhen, raporton Kiks Kosova.

Për Naim Buçaj, banor i fshatit Lladroc, reduktimet e rrymës dhe tensioni ulët, po i bëjnë dëme në biznesin që e ushtrojnë si fermerë.

Buçaj, po ashtu thotë që ka pasë edhe mërgimtarë të cilët janë kthyer në Evropë pasi erdhën në Kosovë për pushime, krejt kjo shkaku i ndërprerjeve të rrymës.

Jo vetëm fshati Lladroc, por me dhjetëra të tjerë janë në telashe me rrymën.

As Drenoci nuk përjashtohet, e banori i kësaj ane, Avdullah Morina, thotë që viteve të kaluara kur rryma ka qenë e ligë, shpenzonin rreth 300 euro për pajisjet që ngritnin tensionin, por këtë vit është edhe më keq.

Morina thotë që problemet po i kanë të mëdha dhe nuk dinë as vet se çfarë mund të bëjnë në këso rastesh. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT