Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeIa vodhën kamionetën gjatë natës në Mitrovicë – e gjen përmes rrjeteve...

Ia vodhën kamionetën gjatë natës në Mitrovicë – e gjen përmes rrjeteve sociale, por të demoluar

Një qytetar nga Mitrovica ka mbetur pa fjalë pasi kamioneta e tij, e vjedhur gjatë natës, u gjet vetëm pak orë më vonë me dëme të mëdha materiale, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti është raportuar më 8 maj 2026 rreth orës 08:45 në rrugën “Rifat Tahiri” në Mitrovicë.

Sipas informatave, ankuesi R. V., rreth 55-vjeçar kishte njoftuar Policinë se persona të panjohur ia kishin vjedhur gjatë natës automjetin e tij VW Kamionetë me ngjyrë të bardhë, që ndodhej afër shtëpisë së tij.

Por zhvillimi i rastit mori kthesë vetëm pak orë më vonë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se automjeti i tij ishte parë në rrugën “Cen Stantergu”.

Pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku kanë gjetur kamionetën me dëme të konsiderueshme materiale.

Automjeti është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme nga Policia, ndërsa autorët e vjedhjes ende nuk janë identifikuar.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT