Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVozitësi humb kontrollin me “Fiat Punto” në rrugën Mitrovicë–Jarinje, përfundojnë të lënduar...

Vozitësi humb kontrollin me “Fiat Punto” në rrugën Mitrovicë–Jarinje, përfundojnë të lënduar dy të rinj

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën nacionale Mitrovicë–Jarinje, ku dy të rinj kanë mbetur të lënduar pasi vetura doli jashtë rrugës dhe përfundoi në shkurre, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Jezero.

Sipas informatave, në aksident ishte i përfshirë një automjet civil “Fiat Punto” me ngjyrë hiri, që drejtohej nga L. F., rreth 20-vjeçar.

Burimet bëjnë të ditur se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferi nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Si pasojë, ai humbi kontrollin mbi veturën, doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas në disa shkurre pranë rrugës nacionale.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i veturës, si dhe pasagjerja T.N., rreth 17-vjeçare..

Të dy fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Rasti po hetohet nga Policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT