Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportTmusiq reagon pas kacafytjes me Beqiragiçin: Veç respekt për babën Adis

Tmusiq reagon pas kacafytjes me Beqiragiçin: Veç respekt për babën Adis

Basketbollisti i Trepçës, Mikale Tmusiq ka reaguar pas kacafytjes që pati me trajnerin e tij, Adis Beqiragiç, pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Vëllaznimi.

Përmes një fotografie të shpërndarë në Instagramin e tij, Tmusiq tha se “e di që u duk keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampion për tërë këto vite”.

“E di që u duk keq, por kjo është arsyeja pse ne jemi kampion për tërë këto vite, sepse kujdesimi për ndeshjen si askush tjetër me të njëjtin pasion. Në fund të ditës jemi njerëz, vetëm dashni dhe respekt për babën Adis”, shkroi Tmusiq në fotografinë me Beqiragiçin, transmeton Klankosova.tv.

“Minatorët” e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 63:59, ku me këtë fitore pozicionohen në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Vëllaznimi gjendet në vendin e katër me 35 sosh.

The post Tmusiq reagon pas kacafytjes me Beqiragiçin: Veç respekt për babën Adis appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT