Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeGranit Xhaka nën hetime nga Prokuroria e Luzernit, dyshohet për falsifikimin e...

Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria e Luzernit, dyshohet për falsifikimin e certifikatës së COVID-it

Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj kapitenit të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me dyshimet për përdorimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, autoritetet po hetojnë nëse certifikata që dëshmonte vaksinimin e Xhakës ishte e rregullt apo nëse ishte lëshuar në mënyrë të parregullt.

Rasti lidhet me një hetim ndaj një mjekeje në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, nën dyshimin se kishte lëshuar në mënyrë të parregullt certifikata të vaksinimit kundër COVID-19.

Gjatë kontrollit në ordinancë, autoritetet kishin sekuestruar materiale, të cilat tashmë janë pjesë e hetimeve.

Xhaka i ka mohuar akuzat.

Sipas përfaqësuesit të Xhakës, Andreas Bantel, futbollisti i Sunderlandit posedon dokumentacionin nga mjekja, i cili dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor të vitit 2022.

Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.

33-vjeçari kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT