Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | I gjykuar në mungesë për krime lufte, Apeli thërret Dejan...

LEX | I gjykuar në mungesë për krime lufte, Apeli thërret Dejan Raciçin të dorëzohet

Gjykata e Apelit ka caktuar seancën në çështjen penale ndaj Dejan Raciçit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe i gjykuar në mungesë.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e Kolegjit të Apelit për rastin me numër APS.nr.31/2026 do të mbahet më 30 shtator 2026, në orën 10:30, në Pallatin e Drejtësisë, objekti D.

Raciç akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, sipas nenit 142 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë, vepër e inkriminuar aktualisht edhe si “Krime kundër njerëzimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka bërë të ditur se çështja është gjykuar në mungesë, pasi organet kompetente deri më tani nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e të akuzuarit në procedurë.

Përmes njoftimit publik, Gjykata e Apelit i ka bërë thirrje Raciçit që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, gjykata u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë informacione për vendndodhjen e tij që ta kontaktojnë Policinë e Kosovës ose organet e tjera kompetente.

Seanca në Apel do të shqyrtojë çështjen penale të gjykuar në mungesë ndaj Raciçit, ndërsa i akuzuari vazhdon të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT