Një përleshje fizike ka ndodhur sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog, afër stacionit të autobusëve, rreth orës 14:40, ku disa persona janë përfshirë në konflikt dhe dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se si pasojë e përleshjes, tre persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje më të rëndë, ndërsa dyshohet se është lënduar nga mjet i mprehtë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


