Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTheret me thikë një person në Gjilan, përfundon në spital – arrestohet...

Theret me thikë një person në Gjilan, përfundon në spital – arrestohet i dyshuari

Një therje me thikë mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, ku viktimë e rastit është një rreth 18-vjeçar, ndërsa i dyshuar një rreth 17-vjeçar.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, kurse viktima është dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, ndërsa sipas raportit të mjekut gjendja e tij është stabile.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT