Situatë shqetësuese sonte në Volljakë të Klinës, ku zjarri po përhapet dhe flakët janë afruar pranë shtëpive në Lagjen Hamzaj.
Për situatën nga terreni ka njoftuar faqja zyrtare e fshatit, të cilët i referohen një informacioni të marrë nga Latë Berisha, shtëpia e të cilit ndodhet në afërsi të zonës së rrezikuar.
Përhapja e zjarrit kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale, para se flakët të depërtojnë më tej drejt zonës së banuar.
Banorëve u bëhet thirrje për kujdes maksimal dhe të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të përballen me zjarrin pa pajisjet e nevojshme.
Apeli u drejtohet ekipeve zjarrfikëse dhe institucioneve përgjegjëse që të intervenojnë sa më shpejt, para se flakët të arrijnë te shtëpitë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


