Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeBaushtella pushim në shi, shleperët në vapë – nesër kufizime në autoudhë...

Baushtella pushim në shi, shleperët në vapë – nesër kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT