Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizThaçin s’e liruan për ta vizituar babanë e sëmurë, Çitaku: Kjo nuk...

Thaçin s’e liruan për ta vizituar babanë e sëmurë, Çitaku: Kjo nuk është drejtësi e as njerëzi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është liruar nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij të sëmurë.

Lidhur me këtë, ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila thotë se kjo nuk është drejtësi e as njerëzi, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shton se ‘një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit, por edhe këtë të drejtë ia mohojnë’.

“Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë. Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?”, ka shkruar ajo.

“Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi! Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT