Gazetari Ardian Gaxherri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si, sipas tij, e sheh zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Gaxherri tha se e ka shqetësuar krahasimi që Kurti i ka bërë Kosovës, duke thënë se e ka gjetur vendin “duke u zhytur nën ujë në bodrum gjysmë metri”.
“Çka më brengosi mua ishte se si e sheh Kurti Kosovën në aspektin ekonomik. Tha se e ka gjet Kosovën duke u zhytur nën ujë në bodrum gjysmë metri. Tha ashtu e kam gjet Kosovën, fliste sikur është një mjet të cilin mundesh me marrë edhe me ngritë dikund tjetër, jo një shtet i cili duhet me kalu nëpër procese në mënyrë që të ndërtohet e zhvillohet”, deklaroi Gaxherri në Rubikon.
Ai shtoi se kjo qasje, sipas tij, tregon mungesë të vizionit për shtetndërtim.
“Vetë ky fjalim i tij e tregon se sa ka ai aftësi për shtetndërtim. Kurti edhe në aspektin historik bënte sikur ka harruar që bodrumi, apo bazamenti i Kosovës ka ndodhë në vitin ’99, pastaj kanë filluar muret deri në vitin 2008 kur iu ka vendosë çatia. Kurti e ka marrë Kosovën sikur dhëndrri të gatshëm shtëpinë, dhe kështu e ka gëzu”, deklaroi gazetari. /Klankosova.tv


