Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë kanë mbetur të bllokuar pas një aksidenti në një minierë qymyri në veri të Kinës.
Ngjarja ndodhi të premten vonë në mbrëmje, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, ndërsa besohet se në momentin e aksidentit ndodheshin 247 punëtorë nën tokë, raporton skynews – transmeton Sinjali.
Raportet sugjerojnë se niveli i monoksidit të karbonit kishte tejkaluar kufijtë e sigurisë në vendin e ngjarjes, në qytetin Changzhi.
Besohet se disa nga personat që vazhdojnë të jenë të bllokuar në minierën e qymyrit Liushenyu ndodhen në gjendje kritike.
Përpjekjet intensive të shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa më shumë se 200 persona janë nxjerrë të sigurt.
Shkaku i aksidentit po hetohet më tej.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


