Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras po qëndron sot në Mitrovicë.
Ai momentalisht gjendet në shtëpinë e Evropës në këtë qytet ku po zhvillon takime me përfaqësues të partive politike të serbëve të Kosovës.
Sot është dita e dytë e tij në Kosovës, përderisa gjatë ditës ai pritet të vizitojë edhe Varagën e Zubin Potokut ku më 29 nëntor ndodhi një sulm terrorist nga i cili shpërtheu një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit.
Terras, të hënën është pritur në takime nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe më pas nga liderët e opozitës, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


