Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, duke u ndjerë edhe në disa zona përreth kryeqytetit Shkup.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 17:41, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe është vlerësuar me intensitet 4 sipas shkallës makroseizmike evropiane.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


