Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeTentuan të përvetësojnë parcelën 1.2 milionë euro në Veternik – Gjykata Supreme...

Tentuan të përvetësojnë parcelën 1.2 milionë euro në Veternik – Gjykata Supreme lë në fuqi paraburgimin

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga i pandehuri Mihajlo Mihajlovic, duke lënë në fuqi paraburgimin ndaj tij në një rast që lidhet me dyshime për manipulim me prona në Veternik të Prishtinës.

Sipas vendimeve të mëhershme të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, Mihajlo Mihajlovic dhe një bashkë i dyshuar tjetër janë në paraburgim, masë e cila u është vazhduar për periudhën 25 mars – 25 maj 2026.

Mbrojtja kishte kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të buta, përfshirë arrestin shtëpiak, por kërkesa është refuzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se Mihajlo Mihajlovic ka qenë i përfshirë në veprat penale “mashtrim në tentativë”, “falsifikim dokumenti” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, si dhe se ekzistojnë rreziqe ligjore për arratisje, ndikim në dëshmitarë dhe përsëritje të veprave penale.

Sipas dosjes së rastit, Mihajlo Mihajlovic dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të regjistrojë në mënyrë të paligjshme dokumente pronësore për një parcelë prej 5,976 m² në zonën e Veternikut.

Gjykata Supreme theksoi se vendimet e instancave më të ulëta janë të arsyetuara dhe në përputhje me ligjin.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT