Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës.
Në njoftimin e policisë thuhet se tasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, policia pas një informacioni që e kishte marrë kishte ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, që dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
“Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare”.
“Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera shtohet se njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


