Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeLushtaku: Për dallim nga Kurti, unë i respektoj institucionet e Republikës –...

Lushtaku: Për dallim nga Kurti, unë i respektoj institucionet e Republikës – Prokuroria të mos instrumentalizohet

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se, për dallim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ai i respekton institucionet e Republikës së Kosovës dhe u përgjigjet sa herë që i kërkohet.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, të shoqëruar me një video teksa hyn në Stacionin Policor për intervistim, Lushtaku ka thënë se ai i përgjigjet Republikës, kombit dhe Zotit.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka. Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës”, ka shkruar ai.

Lushtaku ka bërë thirrje për qetësi, duke shprehur shpresën se Prokuroria nuk do të instrumentalizohet.

“Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!”, përfundon shkrimi i tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT