Banorët e Miradisë së Epërme kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rrënimin e telave të energjisë elektrike në këtë zonë.
Një qytetar, për emisionin “Fol me Arin” tha se pavarësisht thirrjeve për rregullimin e këtij problemi, askush nuk iu ka ardhur në ndihmë, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se kanë dërguar edhe fotografi si dëshmi, megjithatë ende nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje.


