Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmeTelaku: VV po tenton ta polarizojë shoqërinë (VIDEO)

Telaku: VV po tenton ta polarizojë shoqërinë (VIDEO)

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, psikologu Naim Telaku tha se një nga arsyet pse ai vendosi të hyjë në politikë është për të sjellë profesionalizëm dhe përgjegjësi në skenën politike të Kosovës, e cila sipas tij ka degraduar.

Telaku theksoi eksperiencën e tij prej 12 vitesh punë me qytetarët dhe përfshirjen në menaxhim dhe studime politike.

Derisa shprehu bindjen se vizioni i kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, është i përshtatshëm për të kontribuar në politikë profesionale dhe është në interes të Kosovës.

“Mendoj që një pyetje po aq interesante është pse nuk duhet një profesor me u involvu në politikë? Fatkeqësisht skena politike në Kosovë ka degraduar në disa aspekte, në përfaqësim po kemi persona që nuk kanë bagazh dhe nuk po e kanë ndjenjën e mjaftueshme të përgjegjësisë për besimin që qytetarët ua kanë dhënë, nuk e kanë respektin për kushtetutën, dhe nuk e kanë problem të jenë servil dhe kanë mungesën e profesionalizmit dhe edukimit të mirëfilltë…”.

“E njoh mirë barrë e brengën e qytetarit, ka mbi 12 vite që punoj në baza ditore me qytetarët, pastaj kam qenë i kyçur në menaxhim, dhe si studiues i politikës dhe përcjellës aktiv, dhe mbi të gjitha është ndjenja e përgjegjësie për të dhënë kontribut, duke shpresuar se do të bëhem pjesë e politikanëve që ofrojnë politikë profesionale, që e shohin kompromisin si vlerë, dhe programi aktual i PDK-së, është bindës. Besoj në vizionin e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza”, tha Telaku.

Ai shtoi se qeveria në detyrë nuk e kanë pasur fatin të jetë pjesëmarrëse aktive në luftë, dhe sipas tij, ka përpjekje të nënzëshme për të “ribërë” historinë.

Tutje, ai tha se politika në Kosovë po përjeton një polarizim të thellë, ku sulmohen vlerat e UÇK-së dhe linçohen individë për shkak të pozicioneve të tyre.

Ai kritikoi LVV-në për përdorimin e politikës populiste dhe linçuese.

“Unë jam futur rishtazi në politikë, dhe jam në opozitë. Vazhdimisht kam sharje, fyrje. Pse targetohen vlerat e UÇK-së? Për shkak se dikush s’ka mundur të jetë pjesë e historisë. LVV bën politikë populiste, dhe është në natyrë të tyre ta bëjnë këtë. Është një mentalitet që i përcakton grupet që bëjnë linçime të kësaj natyrë”, tha Telaku mes tjerash.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT