Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.
Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.
Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet e marra deri më sot për këtë çështje nga gjyqtarët bazohen në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian”.
“Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike”, shtoi Meloni.
Pothuajse një vit e gjysmë pas nënshkrimit të protokollit me qeverinë shqiptare, dhjetëra emigrantë janë dërguar në qendra dhe pas disa ditësh janë kthyer në Itali.
Megjithatë, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje dhe të zgjidhë ngërçin.
Meloni u shpreh gjithashtu se shpreson që Gjykata “do të shmangë rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


