Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeA ishte Donika Gërvalla kundër Vjosa Osmanit për presidente? – tregon Jeta...

A ishte Donika Gërvalla kundër Vjosa Osmanit për presidente? – tregon Jeta Statovci (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jeta Statovci në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur rreth çështjes së presidentit si dhe asaj se a ishte Donika Gërvalla kundër që Vjosa Osmani të kandidojë për presidente të vendit.

“Pjesa e konsiderueshme ( e listës GUXO), pra këtu po e përfshij veten, zotin Avdyli, zonjën Reshitaj e cila veç se e kishte bërë edhe aktin e votimit të zonjës Osmani si presidente, besa edhe të zotëri Pecit, pra kishte një gatishmëri, mirëpo kishim edhe një mbivendosje të vullnetit të zonjës Gërvalla që ne mos të kemi një deklaratë, e që la shumë  konfuze situatën brenda duke pasur as një qëndrim për as kundër. Kishte një mbivendosje të vullnetit personal të saj që mos të ketë një deklaratë nga GUXO-ja në raport me kandidimit të Osmanit për presidente” ka thënë Statovci.

Sipas saj, mbetet ende në pikëpyetje qëndrimi i Gërvallës rreth kandidimit të Osmanit për postin e të parës së shtetit.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT