Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeFlet Sami Lushtaku pasi u lirua në procedurë të rregullt: Kurti mos...

Flet Sami Lushtaku pasi u lirua në procedurë të rregullt: Kurti mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku pasi u lirua në procedurë të rregullt ka folur para qytetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që  siç tha të mos e përdorë pushtetin për qëllime të veta

“Albin Kurtit mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta, i bëjmë thirrje nga këtu, mos ta përdor pushtetin mos ta përdorë policie, mos ta përdor prokurorinë, mos ta përdor gjykatën”,   ka thënë Lushtaku.

Klan Kosova raportoi ekskluzivisht që Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmuan për Klan Kosovën avokatët Labinot Vata e Besiana Ismajli, të cilët e mbrojnë Lushtakun.

Kryetari i Skenderajt shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehanin.

Përndryshe, mbrëmë u zhvillua një aksioni i Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT