Zëvendëskomandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinë, Abdusamed Shkodra në emisionin “Fol me Arin” ka folur mbi situatën me zjarret në kryeqytet si pasojë e temperaturave të larta.
Sipas tij, kjo periudhë, krahasuar me vitin e kaluar, qëndron shumë më mirë, transmeton Klankosova.tv.
Shkodra thotë se kjo mund të jetë si rezultat i kushteve atmosferike.
Megjithatë, ai paralajmëroi se sezona e verës do të jetë nxehtë, por, sipas tij, zjarrfikësit e Prishtinës janë të përgatitur për çdo rast.


