Disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë drejtuar gjeneralit Wesley Clark, duke i kërkuar që të mos takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Në një reagim të bërë gjatë një proteste, njëri prej protestuesve dëgjohet duke i thënë Clarkut: “Të lutem mos u tako me Edi Ramën. Ai është kriminel…”.
Protestuesit shprehën respekt për gjeneralin Clark për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë.
“Populli shqiptar ju respekton për kontributin tuaj gjatë luftës në Kosovë. Shqipëria nuk është në shitje”, thuhet në reagimin e tyre.


