Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar të premten në Pejë dhe, pas përfundimit të procedurave ligjore, është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim prej një viti e tetë muajsh.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë e kanë lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 09:00 personin me inicialet F.B.
I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit me burgim, në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


