Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeTaraxha prej 27 vitesh me shtylla të vjetra, banori: 62 kërkesa dhe...

Taraxha prej 27 vitesh me shtylla të vjetra, banori: 62 kërkesa dhe asnjë intervenim

Një banor i fshatit Taraxhë të Komunës së Vushtrrisë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në zonën ku jeton, duke thënë se banorët përballen prej vitesh me probleme të furnizimit me energji elektrike.

Për Klankosova.tv, ai ka thënë se prej rreth 27 vitesh banorët janë duke u furnizuar me energji përmes shtyllave të vjetra.

27 vjet e kena rrymën me shtylla të malit. Rrymën e kena qysh kur u ngjit në kohën e Jugosllavisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, banorët kanë bërë rreth 62 kërkesa në Mitrovicë dhe Vushtrri, duke kërkuar ndërhyrje për përmirësimin e rrjetit elektrik, por thotë se deri tani nuk janë marrë masa konkrete. Siç tha ai, në disa raste zyrtarët kanë dalë në terren për ta parë gjendjen, por pas vizitave nuk ka pasur intervenime.

Vetëm kanë qenë me i pa, s’kanë marrë masa, kurgjo”, ka deklaruar banori.

Ai shtoi se në atë pjesë janë vetëm katër shtëpi, ndërsa gjendja e furnizimit vazhdon të mbetet problem.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe KEDS-in, por nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT