Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbiz"Tallava në Davos" - si u harxhuan 350 mijë euro? (VIDEO)

“Tallava në Davos” – si u harxhuan 350 mijë euro? (VIDEO)

Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, një ngjarje ku Kosova do të duhej të prezantohej denjësisht, është kthyer në temë diskutimi pas raportimeve se qeveria e Kosovës ka shpenzuar 350 mijë euro për aktivitetet e saj atje.

Situata u bë edhe më e debatueshme pas publikimit të një videoje ku disa këshilltarë të kryeministrit Albin Kurti shihen duke kërcyer me muzikë popullore në Davos, njofton Klankosova.tv.

Sipas analistit, Jeton Halimi, “Po të ishte Vetëvendosja në opozitë, do e kishe parë Prishtinën të kallur nesër”.

Krejt këto mjete po keqpërdoren. Ato janë mjete të tua, të miat, të taksapaguesve, dhe kjo qeveri nuk e meriton dhe nuk duhet të jetë pjesë e së ardhmes së Kosovës”, u  shpreh ai.

Ndërkohë, gazetari Ardian Gaxherri theksoi se “Ashtu si është qeverisja, ashtu është edhe pasqyrimi”.

Kjo tregon që Kurti ka përdorur paratë e popullit të Kosovës për të shkuar dhe marrë vota në Zvicër”.

Ai nuk ka shkuar për marrëveshje, sepse ai veç me prish marrëveshje din”.

Ne nuk kemi asnjë marrëveshje që ka sjellë Kurti për Kosovën. Është e qartë që ai ka shfrytëzuar paratë e Kosovës për me marrë vota”, tha Gaxherri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT