Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTakimi Trump-Xi: U diskutua tregtia, Ukraina, Irani dhe inteligjenca artificiale

Takimi Trump-Xi: U diskutua tregtia, Ukraina, Irani dhe inteligjenca artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku në fokus ishin disa prej çështjeve më të rëndësishme mes dy fuqive botërore.

Takimi mes dy liderëve zgjati rreth 90 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në bisedime u trajtuan tregtia, lufta në Ukrainë, situata në Iran dhe Lindjen e Mesme, Tajvani dhe inteligjenca artificiale.

Një nga çështjet kryesore ishte marrëdhënia tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Dy vendet kanë rënë dakord më herët për zgjatjen me dy muaj të armëpushimit tarifor.

Trump dhe Xi diskutuan edhe për inteligjencën artificiale. Xi tha se të dyja vendet duhet të sigurojnë që zhvillimi i inteligjencës artificiale të mbetet nën kontrollin e njerëzve.

Në bisedime ishte edhe lufta në Iran. SHBA-ja kërkon që Kina të përdorë ndikimin e saj ndaj Teheranit dhe të mos ofrojë ndihmë që mund të forcojë Iranin.

Ukraina dhe Tajvani ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve mes dy presidentëve. Për këto çështje nuk u njoftua ndonjë marrëveshje e re e madhe.

Pas takimit, Xi tha se të dyja palët kishin zhvilluar diskutime të sinqerta dhe të thelluara dhe kishin arritur mirëkuptime për disa çështje.

Ndërsa Trump e cilësoi takimin si të suksesshëm, pa dhënë shumë detaje për rezultatet konkrete.

Vizita e Xi në SHBA përfundoi të premten. Gjatë saj, Trump dhe Xi u shfaqën edhe në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë drejtues të kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë dhe biznesit.

Pavarësisht atmosferës së ngrohtë mes dy liderëve, çështjet kryesore që ndajnë SHBA-në dhe Kinën mbeten të hapura. Mes tyre janë tregtia, inteligjenca artificiale, Tajvani dhe marrëdhëniet e Kinës me Iranin dhe Rusinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT