Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeNdeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që...

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për sigurinë dhe qarkullimin në Tiranë, në kuadër të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.

Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali” dhe “Abdyl Frashëri”.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të vijojnë të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Policia u ka bërë thirrje tifozëve që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi të paraqiten që prej orës 18:30, në mënyrë që të shmangin radhët dhe vonesat gjatë hyrjes.

Para hyrjes në stadium, tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë. Nuk do të lejohet futja e fishekzjarrëve, flakadanëve, çakmakëve, monedhave, çadrave apo sendeve të tjera që mund të cenojnë sigurinë.

Për garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes janë angazhuar qindra efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët do të jenë në terren para, gjatë dhe pas përfundimit të takimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT