Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një 26-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 04:00 në rrugën “Gasper Gjini”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, R.I, 26-vjeçar, ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, R.I, 30-vjeçar.
Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga shtëpia para arritjes së njësive përkatëse.
Viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
Pas njoftimit të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa organet kompetente janë vënë në kërkim të të dyshuarit.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


